Ndërlidhjet

Irani fajëson Perëndimin dhe Izraelin


Irani fajëson vendet perëndimore dhe Izraelin për sulmet ndaj xhamisë Shiite, që shkaktuan vdekjen e 27 personave.

Televizioni shtetëror citoi zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Ali Abdollahi, të ketë thënë se “ky akt terrorist është kryer nga mercenarët e arrogancës botërore – nga fuqitë e Perëndimit”.

Deklarata vjen pavarësisht dënimit të sulmeve nga ana e Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG