Ndërlidhjet

Burgim të përjetshëm për spiunazh në Kubë


Analisti në pension i Departamentit të Shtetit, Kendal Majers, është dënuar me burgim të përjetshëm, për shkak të spiunimit për Kubën, për afro 30 vjet.

Bashkëshortja e tij, Gvendolin, njëherësh patrnere në spiunazh, do të vuajë dënimin prej 6 vjetësh.

Në nëntor të 2009-ës, Majers është deklaruar fajtor për “spiunim dhe përgjim”, ndërsa gruaja e tij ka pranuar fajin për “shpërndarje të informacioneve rreth mbrojtjes kombëtare”.

Si pjesë të dënimit, çifti do t’i paguajë qeverisë mbi 1.7 milion dollarë.
XS
SM
MD
LG