Ndërlidhjet

Zbulohet shampanja më e vjetër në botë


Një grup zhytësish nga Finlanda, teksa eksploronin mbejtjet e një anije të mbytur në Detin Baltik, kanë gjetur një shishe shampanjë, që besohet të jetë më e vjetra në botë.

Për nga forma e shishes, ekspertët mendojnë se ajo i takon fundit të shekullit 18.

Zhytësi Kristian Ekstrom i tha Reutersit se ajo “ishte fantastike, kishte një shije të ëmbël, por edhe erë të fortë duhani”.

Shishja dhe përmbajtja e saj u janë dërguar specialistëve për t’u analizuar.
XS
SM
MD
LG