Ndërlidhjet

Partesh: Sërish zgjedhje


Komuna më e re e Kosovës, Parteshi, është bërë gati për zgjedhjet e së dielës, për të dytën herë brenda dy muajve të fundit.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka konfirmuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë raund të dytë, meqë në qershor asnjëri nga kandidatët për kryetar nuk fitoi numrin e nevojshëm të votave për t’u ngjitur në postin e kryetarit të komunës.

Nesër, në balotazh do të garojnë kandidatët Nenad Cvetkoviq dhe Todor Mirkoviq.
XS
SM
MD
LG