Ndërlidhjet

Tadiq: Serbia e gatshme për kompromis rreth Kosovës


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm për kompromis rreth Kosovës, porse kurrë dhe në asnjë rrethanë Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kurrë, asksuh në Serbi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Jemi të gasthëm për kompromis, por askush nuk duhet të na vërë në situatë për të zgjedhur”, ka deklaruar Tadiq në Beograd.

Ai ka thënë se "në këtë periudhë të vështirë, në prag të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën", pret unitet të Qeverisë serbe.

GJND-ja do të bëjë publik opinionin në lidhje me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës më 22 korrik.

XS
SM
MD
LG