Ndërlidhjet

Kurdët godasin postblloqet turke


Rebelët kurdë kanë sulmuar postblloqet e policisë në juglindje të shtetit turk, duke shkaktuar plagosjen e tetë pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Agjencia e lajmeve Anatolia tha se sulmet kishin në shënjestër edhe banesat, gjatë një ndërprerjeje të energjisë elektrike në provincën Sirt.

Guvernatori i këtij rajoni ka fajësuar militantët e Partisë separatiste të Punëtorëve të Kurdistanit për përleshjet që zgjatën rreth një orë.

PPK-ja, nga Ankaraja dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar njihet si organizatë terroriste. Ajo lufton për autonominë e rajonit kurd në Turqi.
XS
SM
MD
LG