Ndërlidhjet

logo-print

Kapen 20 të dyshuar për sulmet në Ugandë


Policia në Ugandë ka arrestuar 20 persona, që dyshohet të kenë lidhje me sulmet në Kampala, nga të cilat humbën jetën 76 veta.

Autoritetet policore bënë të ditur se të arrestuarit kanë lidhje me organizatën terroriste al-Shabab, e cila ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Në mesin e të arrestuarve ka shtetas të Somalisë, Etiopisë, Pakistanit dhe Ugandës.

Shpërthimet në Kampala ndodhën në dy restorante të mbushura me njerëz, që shikonin finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit.

XS
SM
MD
LG