Ndërlidhjet

Shqipëri: Nga aksidenti i autobusit – 14 të vdekur


14 vetë kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë lënduar, shumica prej tyre seriozisht, nga përplasja e autobusit afër Durrësit në Shqipëri, kanë njoftuar autoritetet.

Zyrtari i policisë, Hysni Burgaj, tha se rrebeshi i shiut e shkaktoi aksidentin.

Autoritetet megjithatë thonë se ende nuk e dinë numrin e tërësishëm të udhëtarëve në autobus, që u përplas dje në mbrëmje.

Autobusi ra më se 35 metra në fshatin Dom Gjegja, në Pukë, ka njoftuar policia.

Të lënduarit janë dërguar në spitale në Tiranë dhe në Shkodër.

Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha, i kanë vizituar të lënduarit në një spital të Tiranës dhe kanë premtuar ndihmë urgjente.

Qeveria ka shpallur të dielën ditë zie.
XS
SM
MD
LG