Ndërlidhjet

Prishtinë: Thaçi u nis për në Shtetet e Bashkuara


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar zyra për informim e qeverisë së Kosovës.

”Kryeministri Thaçi në Shtëpinë e Bardhë do të zhvilloj një takim me zëvendës presidentin e Shteteve të Bashkuara, Xhoe Bajden”, thuhet në njoftim dhe theksohet se në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, ai do të ketë takime në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin e SHBA-ve, ndërsa do të pritet në takime të nivelit të lartë edhe nga udhëheqësit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, kryeministri Thaçi, pritet të mbajë një ligjëratë edhe në Institutin amerikan për paqe.
XS
SM
MD
LG