Ndërlidhjet

Josipoviq: Kroacia nuk do të ndërmjetësoj në rastin e Kosovës


Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, ka shfaqur bindjen se përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare do t’ia dalin të gjejnë zgjidhje për problemet ekzistuese dhe ka porositur se Kroacia në këtë çështje nuk do të përzihet.

Në konferencën për shtyp, pas takimit me presidentin e Serbisë Boris Tadiq, Josipoviq ka thënë se Kroaciae ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se nuk ka ambicie të ndërmjetësimit në këtë çështje. Ai ka shuar se është shumë herët të flitet për qëndrimin e Kroacisë ndaj nismave eventuale të Serbisë pas dhënies së mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Megjithatë Ivo Josipoviq ka vënë në pah se qeveria dhe ministria e punëve të jashtme do të ndjekin me kujdes zhvillimin e ngjarjeve në këtë temë.

Presidenti i Serbisë Boris Tadiq, nga ana tjetër, ka thënë se “Kosova për Serbinë mbetet krahinë jugore, që nuk është dhe kurrë nuk do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara”. Tadiq ka shtuar se Serbia angazhohet për marrëveshje dhe kompromis rreth çështjes së statusit të Kosovës, por se “marrëveshja nuk është e mundur nëse njëra palë i fiton të gjitha, ndërsa tjetra i humbë të gjitha”.

Boris Tadiq para gazetarëve në Beograd ka pohuar se Beogradi në asnjë rrethanë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa pas mendimit këshillëdhënës të GJND-së para forumeve ndërkombëtare do të kërkojë vazhdimin e bisedimeve për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG