Ndërlidhjet

Iran: Prokurori kërkon implementim të Kodit të veshjes


Prokurori i përgjithshëm i Iranit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, sot ka kërkuar dënime më të ashpra për shkeljen e Kodit islamik të veshjes publike, duke argumentuar se sipas ligjit, “shkelësit e pastërtisë publike duhet të dënohen deri në dy muaj burgim, ose me 74 goditje me shkop.”

Sipas tij, ligji nuk është implementuar në tërësi në këtë vend, gjatë 15 viteve të kaluara.

Kodi aktual i veshjes në Iran është vendosur pas revolucionit Islamik në vitin 1979.

Femrat janë të obliguara t’i mbulojnë flokët dhe të kenë veshje të gjata dhe modeste, por të rejat, e veçanërisht ato në hapësirat urbane, shpeshherë nuk i respektojnë kufizimet.
XS
SM
MD
LG