Ndërlidhjet

Bajden: Herët për vlerësime të rritjes së trupave në Afganistan


Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhoe Bajden, tha se është shumë herët të vlerësohet nëse rritja e numrit të trupave amerikane në Afganistan po funksionon.

Zoti Bajden i tha Televizionit Amerikan se rritja gjashtëmujore e trupave nuk do të jetë komplete deri në gusht, kështu që kjo bënë që vlerësimi të jetë i hershëm.

Ai e ka përshkruar si precize periudhën korrik të vitit 2011, si datë të cilën presidenti Barak Obama, e ka përcaktuar për fillimin e tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani.

Trupat e Shteteve të Bashkuara në Afganistan po ballafaqohen me rezistencë në rritje të talibanëve, ndërsa muaji qershor ishte periudha më vdekjeprurëse për trupat e jashtme në Afganistan.

Sipas hulumtimit më të ri të rrjetit televiziv ABC dhe Uashington Postit, 43% e amerikanëve mendojnë se ia vlenë që të luftohet në Afganistan.
XS
SM
MD
LG