Ndërlidhjet

Kosovë: Në zgjedhje në Partesh dolën 55% të votuesve


Në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës në Partesh, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 55%, kanë njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe organizatat joqeveritare.

Koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në veprim, i ka shpallur edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve, sipas të cilave, kandidati Nenad Cvetkoviq, nga Nisma qytetare “Zaviçaj”, ka fituar më së shumti vota, gjithsej 58%.

Rival i tij, Todor Mirkoviq, nga Lista unike serbe, ka fituar 42% të votave.

Parteshi është njëra nga komunat e reja me popullatë shumicë serbe në Kosovë, që është formuar sipas planit Ahtisari.
XS
SM
MD
LG