Ndërlidhjet

Islamabad: Hillari Klinton e shpallë ndihmën për Pakistanin


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, pritet që sot në Islamabad ta shpallë pakon e ndihmës së gjërë për Pakistanin.

Kjo ndihmë me vlerë prej 500 milionë dollarësh do të fokusohet në projekte për ujë, energji, agrikulturë dhe shëndetësi.

Ministri i jashtëm i Pakistanit, Shah Mehmood Qureshi, me të cilin pritet të takohet zonja Klinton, tha se vizita e zyrtares së lartë amerikane, “do të ndihmoj në nxitje të re në partneritetin pakistanezo-amerikan”.

Tashmë sekretarja Hillari Klinton është takuar me presidentin e Paskistanit, Asif Ali Zardari dhe me kryeministrin Jusuf Raza Gilani.
XS
SM
MD
LG