Ndërlidhjet

Indi: Nga përplasja e trenave – 55 të vrarë


Zyrtarët në Indi kanë njoftuar se së paku 55 vetë e kanë humbur jetën dhe më se 100 të tjerë janë plagosur, nga përplasja e trenit të udhëtarëve me një tren tjetër në pjesën lindore të këtij vendi.

Incidenti i rëndë ndodhi në qytetin Sainthia, në Bengalin Perëndimor.

Zyrtarët thonë se numri i të vrarëve mund të rritet.

Tash për tash, nuk dihet shkaku i këtij incidenti.
XS
SM
MD
LG