Ndërlidhjet

SHBA: 500 milionë dollarë ndihmë për Pakistanin


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, sot e ka shpallur ndihmën për disa projekte të reja, që synojnë përmirësime në sistemin e ujit, të energjisë dhe të shëndetësisë, në Pakistan.

Pakoja e ndihmave e ka vlerën 500 milionë dollarë dhe është pjesë e fondit prej 7.5 miliardë dollarësh gjatë pesë viteve, që është miratuar nga Kongresi amerikan, vitin e kaluar.

Duke folur në Islamabad, para takimit me ministrin e jashtëm, Shah Mehmood Qureshi, sekretarja Klinton tha se kjo ndihmë tregon se siguria është “vetëm një pjesë e marrëdhënieve vitale Shtetet e Bashkuara – Pakistani”.

Një kohë të gjatë, Pakistani ka konsideruar se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara vetëm në sigurimin e bashkëpunimit ushtarak në luftën kundër rrjeteve terroriste.

Duke folur për këtë aspekt, zonja Klinton, theksoi:

- E dijmë se ekziston perceptimi nga shumë pakistanezë se përkushtimi amerikan ndaj tyre fillon dhe përfundon me çështje të sigurisë. Por, në fakt, partneriteti ynë me Pakistanin shkon përtej sigurisë. Ai është ekonomik, politik, arsimor, kulturor, historik dhe e ka zanafillën në lidhjet familjare.
XS
SM
MD
LG