Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Robert Gejts e fillon vizitën në Korenë Jugore


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, sot e fillon vizitën në Korenë Jugore.

Kjo vizitë po bëhet në periudhën kur tensionet ndërmjet dy Koreve janë të larta, për shkak të fundosjes së luftanijes jugkoreane, me ç’rast u vranë 46 marinarë.

Për këtë fundosje është fajësuar Koreja Veriore.

Më vonë gjatë javës, zotit Gejts do t’i bashkohet edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, për një takim të nivelit të lartë në Seul, ku do të diskutohet për përgjigjje ndaj Phenianit dhe për mënyrat e zmbrapjes së ndonjë sulmi eventual në të ardhmen.
XS
SM
MD
LG