Ndërlidhjet

Vjenë: Kritika për liderët botërorë lidhur me HIV/AIDS


Liderëve botërorë u mungon vullneti politik për të siguruar se çdokush, që është i infektuar me HIV dhe AIDS, të ketë trajtim adekuat, tha kryesuesi i Konferencës AIDS 2010, Julio Mortaner.

Ai mëtutje theksoi se grupi i vendeve të pasura, G-8, ka dështuar t’i realizoj premtimet për garantimin e të ashtuquajturës qasje universale dhe ka tërhequr vërejtjen se kjo mund të ketë konsekuenca të tmerrshme.

Konferenca për sëmundjen AIDS, që po mbahet në Vjenë, zgjatë deri të premten.
XS
SM
MD
LG