Ndërlidhjet

Meksikë: Në Luftën e drogës – shumë të vrarë


Në njërin nga sulmet më vdekjeprurëse në Luftën e drogës në Meksikë, janë vrarë së paku 17 vetë dhe 18 të tjerë janë plagosur, kur persona të armatosur kanë depërtuar në një shtëpi, ku festohej një ditëlindje, dhe kanë hapur zjarr.

Ky sulm ndodhi në qytetin verior Torreon.

Ky sulm vdekjeprurës, që ndodhi dje, u bë pasi të enjten në mbëmje, në qytetin Ciudad Jaurez, një grup droge ia ka vënë eksplozivin një veture, duke vrarë katër vetë.

Ky ishte sulmi i parë i këtij lloji në Luftën e drogës në Meksikë.
XS
SM
MD
LG