Ndërlidhjet

5,000 dollarë në muaj për Paulin


Një kompani e bastoreve në Rusi ka bërë kërkesën për të punësuar oktapodin Paul me një pagë mujore prej 5,000 dollarësh.

Krijesa nënujore, që njihej si orakulli i Botërorit 2010, është bërë e famshme për parashikimet e sakta gjatë Kampionatit të Futbollit në Afrikën e Jugut.

Njëri nga bashkëpunëtorët e firmës, Oleg Zhuravsky, i tha AFP-së, se kompania është e gatshme të paguajë deri në 100,000 euro për Paulin, i cili do të ishte “njëri nga 120 punëtorët e stafit”.
XS
SM
MD
LG