Ndërlidhjet

Eshton kërkon lirimin e ushtarit izraelit


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, i ka kërkuar Hamasit të lirojë ushtarin izraelit, Gilad Shalit, të cilin organizata islamike e mban peng që nga viti 2006.

Eshton i bëri këto komente në ditën e tretë të turneut që ka përfshirë Gazan, Izraelin dhe Bregun Perëndimor.

Kryediplomatja evropiane ka vizituar sot tendën e ngritur nga familjarët e ushtarit të zënë, para zyrës së kryeministrit Benjamin Netanjahu, në Jerusalem.
XS
SM
MD
LG