Ndërlidhjet

Vritet gazetari grek


Gazetari grek, Sokratis Golias, është qëlluar për vdekje nga sulumues të panjohur, para shtëpisë së tij, në afërsi të Athinës.

Policia në vendin e krimit ka gjetur 20 predha. Një dëshmitar pohoi se vrasësit ishin në uniforma policore.

Autoritetet e rendit thonë se nuk kanë informata të besueshme në lidhje me motivet e vrasjes, por nuk e përjashtojnë mundësinë e terrorizmit apo të mafias.

Sokratis Golias ishte njëri nga gazetarët më të njohur hulumtues në Greqi.
XS
SM
MD
LG