Ndërlidhjet

Indi: Rritet numri i viktimave


Mbi 60 persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy trenave në pjesën lindore të Indisë. Incidenti i rëndë ndodhi në qytetin Sainthia, në Bengalin Perëndimor.

Ministri i Mbrojtjes, Srikumar Mukherjee, tha se "fatkeqësia është shkaktuar nga pakujdesia, e jo nga sulmet".

Ky është indicenti i dytë hekurudhor brenda këtij viti në Bengalin Perëndimor.

Në muajin maj, të paktën 145 persona kanë humbur jetën nga përplasja e trenave, për të cilën gjë autoritetet kanë fajësuar kryengritësit maoistë.


XS
SM
MD
LG