Ndërlidhjet

logo-print

Feith: Kapitull i ri për Parteshin


Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith, ka mirëpritur raundin e fundit të zgjedhjeve komunale në komunën e re të Parteshit.

“Përgëzoj Qeverinë për përkushtimin e saj ndaj decentralizimit, kandidatët në zgjedhje dhe më së shumti qytetarët që po e marrin të ardhmen në duart e tyre dhe po dalin në votime. Kam besim se kjo do të hapë një kapitull të ri për qytetarët e Parteshit, të cilët tani e tutje do të kenë më tepër qasje në vendimmarrje për çështjet që kanë ndikim në jetën e tyre të përditshme", thuhet në deklaratën e zotit Feith.

“Ky është një hap tjetër i rëndësishëm për implementimin e zotimeve të marra përmes Kushtetutës së Kosovës dhe Propozimit Gjithëpërfshirës të Statusit për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës si një vend i lirë dhe demokratik, i cili do të jetë atdheu i të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Gjatë muajve të ardhshëm mirëpres themelimin e komunës së Parteshit dhe progresin e vazhduar të decentralizimit në mbarë territorin e Kosovës”, thotë deklarata e shefit të ICO-së.
XS
SM
MD
LG