Ndërlidhjet

logo-print

Parteshi demanton skeptikët


Fotografi ilustruese ( Foto nga arkivi)

Fotografi ilustruese ( Foto nga arkivi)

Në Prishtinë, si nga vendorët ashtu edhe nga ndërkombëtarët është mirëpritur dhe vlerësuar pozitivisht pjesëmarrja e lartë e qytetarëve serbë në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të komunës së re të Parteshit.


Daljen prej 54.7 për qind të votuesve në balotazh për zgjedhjen e kryetarit të komunës së re të Parteshit, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, e kanë vlerësuar pozitivisht.

Ata kanë thënë se qytetarët e asaj ane janë të përkushtuar që t’i shfrytëzojnë mundësitë që ua ofron Kushtetuta për të ndikuar drejtpërdrejt në qeverisjen lokale dhe në përmirësimin e mirëqenies së tyre jetësore.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, përmes një deklarate për media, ka përshëndetur përmbylljen e suksesshme të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Parteshit.

Përmes një deklarate të lëshuar nga Presidenca, Sejdiu ka thënë se pjesëmarrja e lartë e qytetarëve edhe në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve, është përgjigjja më e mirë ndaj të gjithë atyre që e kundërshtojnë integrimin dhe perspektivën e jetës së përbashkët të të gjithë qytetarëve të vendit.

Edhe Piter Feith, përfaqësues Zyrës Civile Ndërkombëtare, përmes një njoftimi për media, ka përgëzuar institucionet e Kosovës për, siç thuhet, përkushtimin ndaj decentralizimit, dhe qytetarët për pjesëmarrje në procesin zgjedhor në Partesh.

Piter Feith

Në njoftim Feith citohet të ketë thënë se ka besim se kjo do të hapë një kapitull të ri për qytetarët e Parteshit, të cilët tani e tutje do të kenë më tepër qasje në vendimmarrje për çështjet që kanë ndikim në jetën e tyre të përditshme.

“Ky është një hap tjetër i rëndësishëm për implementimin e zotimeve të marra përmes Kushtetutës së Kosovës dhe propozimit gjithëpërfshirës të statusit, për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës si një vend i lirë dhe demokratik, i cili do të jetë atdheu i të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”.

“Gjatë muajve të ardhshëm mirëpres themelimin e komunës së Parteshit dhe progresin e vazhduar të decentralizimit në mbarë territorin e Kosovës
”, ka thënë Feith.

Ndërkaq, ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët e Parteshit, kanë treguar edhe më herët që më nuk duan të jenë viktimë e askujt.

Sadri Ferati

“Edhe në balotazh Parteshi ka vazhduar me sukses. Kishte një dalje masive dhe sipas të gjitha informacioneve që unë kam, i gjithë procesi zgjedhor ka shkuar pa ndonjë problem dhe gjithçka ka qenë në kuadër të normave të parapara”.

“Qysh më herët është parë një interesim i qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të themelojnë komunën e tyre, kështu që një gjë e tillë ka qenë e pritshme dhe ka ndodhur. Qytetarët e Parteshit nuk kanë dëshiruar të luajnë rolin e viktimës, po kanë marrë në dorë fatin dhe kanë themeluar komunën”,
është shprehur Ferati.


Ndryshe, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në veri të Mitrovicës dhe Beogradi zyrtar, në zgjedhjet e rregullta të mbajtura më 20 qershor kishin kritikuar qytetarët serbë të komunës së Parteshit për pjesëmarrje në zgjedhjet e organizuara nga institucionet e Kosovës.

Por, ministri i Pushteti Lokal, Sadri Ferati, ka thënë se Beogradi tashmë ka humbur ndikimin te shumë qytetarë serbë të Kosovës.

“Shihet përfundimisht që nuk ka pasur ndikim në masë, ka pasur disa grupe të vogla, të cilat nganjëherë janë paraqitur sikur nuk pajtohen me gjithçka, por mund të jetë një përçueshmëri e ndonjë ndikimi nga jashtë, qoftë e individëve vullnetarë, apo ndoshta edhe institucionalë”.

“Shihet se asnjë prej këtyre ndikimeve nuk ka pasur efekt dhe se kjo dalje masive prej 63 për qind në zgjedhjet e përgjithshme, dhe mbi 50 për qind në balotazh, përfundimisht e dëshmon se cili është vullneti i qytetarëve të Parteshit”,
ka theksuar Ferati.

Ministri Ferati ka shtuar se tashmë në komunën e Parteshit nuk mund të ketë kurrfarë ndikimi nga Beogradi, pasi që, sipas tij, qytetarët e asaj ane do ta lidhin interesin e tyre me shërbimet që i ofron komuna e tyre, për siç ka thënë ai, përmirësimin e kualitetit të jetës së tyre.

Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në komunën e Parteshit, në zgjedhje kanë dalë 54.7 për qind e qytetarëve me të drejtë vote dhe, sipas rezultateve, fitues është Nenad Cvetkoviq nga nisma qytetare “Zaviçaj”.
Pjesëmarrja në zgjedhje në komunën e Parteshit ka qenë 54.7 për qind, që është një rezultat i kënaqshëm.




Fehmi Ajvazi, zyrtar për informim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka shpjeguar:

“Pjesëmarrja në zgjedhje në komunën e Parteshit ka qenë 54.7 për qind, që është një rezultat i kënaqshëm. Dy kandidatët në balotazh, Todor Mirkoviq dhe Nenad Cvetkoviq kanë qenë dy kandidatë në garë”.

“Todor Mirkoviq ka fituar 42.3 për qind të votave, kurse Nenad Cvetkoviq, përfaqësues i Listës ‘Zaviçaj’, ka fituar 57.7 për qind, e që në fakt është kryetar i komunës së Parteshit”.


Ndërsa, Nenad Cvetkoviq, kryetari i sapozgjedhur i komunës së Parteshit ka hedhur poshtë deklaratat se Beogradi ka kritikuar zgjedhjet në Partesh.

Sipas tij, Beogradi, si në raundin e parë, edhe në të dytin ka qenë i përfshirë në procesin zgjedhor.
Nuk është e saktë që Beogradi ka kritikuar zgjedhjet në Kosovë, por ka marrë pjesë përmes Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.


“Nuk është e saktë që Beogradi ka kritikuar zgjedhjet në Kosovë, por ka marrë pjesë përmes Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”.


“Si në raundin e parë, ashtu edhe në të dytin, Beogradi ka marrë pjesë në zgjedhje direkt përmes Ministrisë për Kosovën. Dragan Petkoviq, këshilltar i ministrit, ka qenë në terren dhe i ka shoqëruar njerëzit nga shtëpitë për të dalë në zgjedhje”, ka thënë Cvetkoviq.

Oliver Ivanoviq

Ndërkohë, sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka mohuar deklaratat se Serbia ka qenë e përfshirë në mbështetjen e qytetarëve të Parteshit për të dalë në zgjedhje

Me keqardhje mund të konstatoj se serbët nuk e kanë kuptuar qëllimin se me pjesëmarrjen në këto zgjedhje, ata në fakt e kanë dobësuar lidhjen me Serbinë”.

“Pa ndihmën e Serbisë, ata nuk mund të mbijetojnë më shumë se tri ditë”,
është shprehur Ivanoviq, duke shtuar se disa serbë në atë vend janë duke shkuar pas disa interesave afatshkurtra.


Parteshi është komunë e re me shumicë serbe, e formuar në bazë të procesit të decentralizimit.

  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG