Ndërlidhjet

Klinton beson se Bin Laden gjendet në Pakistan


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se beson që kreu i Al-Kaidës, Osama bin Laden, gjendet në Pakistan. Ajo i bëri këto komente në Islamabad, ku, gjatë ditës, është takuar me zyrtarë të lartë të vendit.

Në fund të qershorit, shefi i CIA-s, Leon Paneta, pati deklaruar se Bin Laden "është i fshehur dhe i mbrojtur mirë në një zonë fisnore të Pakistanit, e cila ndodhet përgjatë kufirit me Afganistanin".
XS
SM
MD
LG