Ndërlidhjet

Pragë, Bratisllavë: Thellohet bashkëpunimi


Kryeministri i Republikës Çeke, Petar Neças, dhe homologia e tij slllovake, Iveta Radiçova, janë dakorduar sot në Bratisllavë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve. Dy liderët janë zotuar për shkëmbim të përvojave në lidhje me zbatimin e reformave për konsolidimin e financave publike - gjë që është prioritet për të dyja qeveritë.

Neças dhe Radiçova u thanë gazetarëve se nëse parlamentet e dy vendeve u japin besimin qeverive të reja, ata do të mbajnë konsultime të rregullta rreth reformave të nevojshme në Pragë e Bratisllavë.
XS
SM
MD
LG