Ndërlidhjet

Klinton arrin në Kabul


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka arritur në Kabul, për bisedime me presidentin agfan, Hamid Karzai.

Klinton do të takojë sot edhe komandantin e ri të forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, gjeneralin Dejvid Petreus.

Takimet zhvillohen në prag të konferencës ndërkombëtare për Afganistanin, e cila fillon punimet të martën. Në të pritet të marrin pjesë rreth 70 përfaqësues ndërkombëtarë dhe 40 ministra të jashtëm.
XS
SM
MD
LG