Ndërlidhjet

OSBE dënon vrasjen e gazetarit grek


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka dënuar vrasjen e gazetarit grek, Sokratis Golias.

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Dunja Mijatoviq, tha se autoritetet greke duhet të sigurojnë se vrasja "po hetohet me shpejtësi" dhe se publiku është i informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi.

Gazetari 37-vjeçar, menaxher në një radio private, është qëlluar për vdekje nga tre sulmues, para shtëpisë së tij në Athinë.

Sokratis Golias ishte njëri nga gazetarët më të njohur hulumtues në Greqi.
XS
SM
MD
LG