Ndërlidhjet

logo-print

BE: Afganistani të zhdukë korrupsionin


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, i bëri thirrje Afganistanit të përmirësojë qeverisjen dhe të zhdukë korrupsionin.

Komentet e saj vijnë në prag të konferencës ndërkombëtare për Afganistanin, e cila fillon punimet nesër.

Kryediplomatja evropiane tha se problemet në Afganistan nuk mund të zgjidhen pa një qeverisje të fortë dhe pa sundim të ligjit.

Në konferencë, partnerët kryesorë të Afganistanit do të dëgjojnë se çfarë përparimi është bërë në lidhje me një varg çështjesh dhe se cilat janë planet për të ardhmen në këtë vend.
XS
SM
MD
LG