Ndërlidhjet

logo-print

10 vjet burg për vrasje në Srebrenicë


Gjykata në Bosnjë e Hercegovinë ka dënuar me 10 vjet burg Marko Boshkiqin, për pjesëmarrje në vrasjen e qindra myslimanëve në Srebrenicë.

Ish-ushtari serb i Bosnjës kishte pranuar të dëshmojë për maskarën e 15 vjetëve më parë, në këmbim të zvogëlimit të dënimit.

Boshkiq dhe shtatë pjesëtarë të tjerë të ushtrisë serbe kanë ekzekutuar qindra burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, më 11 korrik të vitit 1995.
XS
SM
MD
LG