Ndërlidhjet

UNICEF: AIDS po përhapet në shkallë alarmuese


Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijë, UNICEF, ka tërhequr vërejtjen se epidemia HIV në Evropën Lindore dhe në Azinë Qendrore, po “intensifikohet në shkallë alarmuese”.

Sipas UNICEFi-it, intensifikimi është shkaktuar nga përdorimi i drogës dhe sjellja seksuale me rrezik të lartë.

Agjencia e OKB-së mëtutje thekson se gjendja është përkeqësuar për shkak se fëmijët e infektuar me HIV dhe AIDS, nuk po synojnë shërim për shkak të turpit shoqëror.

Ky raport koincidon me konferencën ndërkombëtare për AIDS, që po mbahet në Vjenë të Austrisë.
XS
SM
MD
LG