Ndërlidhjet

Kabul: Filloi konferenca për Afganistanin


Presidenti Hamid Karzai, u tha sot partnerëve ndërkombëtarë të vendit të tij, se Afganistani dëshiron më tepër përgjegjësi për sigurinë e tij dhe më tepër kontroll ndaj miliarda dollarësh të ndihmave zhvillimore.

Këto komente ai i bëri në hapje të Konferencës ndërkombëtare për Afganistanin, që është e para e këtij lloji, që mbahet në Kabul.

Zoti Karzai tha se konferenca është shumë e rëndësishme dhe shënon një fazë të re në partneritetin ndërkombëtar.

Duke folur në këtë konferencë, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se tranzicioni te udhëhjeqja e Afganistanit është shumë e rëndësishme, për ta shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Ajo tha se komuniteti ndërkombëtar “pret rezultate” nga nismat kundër korrupsionit në Afganistan.

Zonja Klinton theksoi se qeveria e Afganistanit duhet të bëjë “shumë më tepër punë” për ta stabilizuar këtë vend.
XS
SM
MD
LG