Ndërlidhjet

Moskë: Ankesë në Uashington për arrestimin e pilotit rus


Rusia është ankuar në Shtetet e Bashkuara për paraburgimin e pilotit rus, Konstantin Yaroshenko, në Liberi dhe dërgimin e tij në territorin amerikan.

Avokati Aleksandar Bozhenko tha se piloti Yaroshenko, ishte arrestuar nga forcat speciale të Shteteve të Bashkuara, në një hotel në kryeqytetin Monrovia të Liberisë, më 28 maj, dhe ishte transferuar në Shtetet e Bashkuara.

Konsulli i Rusisë në Nju Jork, Andrei Yushmanov, ka thënë se Ambasada e Rusisë në Uashington e ka dërguar një notë diplomatike në Departamentin amerikan të shtetit, në të cilën theksohet se është e papranueshme që Moska nuk kishte marrë njoftim adekuat për arrestimin e pilotit Yaroshenko.

Raportohet se piloti rus ballafaqohet me akuza për kontrabandim droge.
XS
SM
MD
LG