Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Shpërthim në Zveçan, nuk ka pasur viktima


Një person i panjohur e ka hedhur një mjet shpërthyes afër një lokali në Zveçan, ka njoftuar policia e Kosovës.

Shefi i njësisë operative rajonale të policisë në Mitrovicë, Nysret Mehmeti, tha se shpërthimi ka ndodhur pak pas mesnatës dhe nuk ka pasur viktima. Nga shpërthimi janë dëmtuar tri vetura.

“Për momentin nuk dihet motivi dhe nuk kemi persona të arrestuar apo të dyshuar lidhur me rastin”, i tha zoti Mehmeti, Radios Evropa e Lirë, dhe shtoi se hetimet po vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG