Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Sulmi me raketë e pengoi pjesëmarrjen në konferencë


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, dhe ministrat e jashtëm të Danimarkës dhe Suedisë, janë vonuar në hapje të Konferencës ndërkombëtare për Afganistanin në Kabul, për shkak të një sulmi me raketë në aeroportin e kryeqytetit të Afganistanit.

Ministri i jashtëm suedez, Karl Bildt, i cili udhëtoi me aeroplanin e njejtë ku ishte edhe Ban Ki-mun, tha se ata ateruan në aeroprotin amerikan në Bagram, e pastaj me helikopter arritën në Kabul.

Aeroplani me të cilin udhëtonte ministri i jashtëm i Danimarkës, Lene Espersen, ishte detyruar të ateronte në Kazakistan dhe ishte në pritje të lejes për të flturuar për në Kabul.

Ministria e brendshme e Afganistanit njoftoi se dy raketa janë hedhur afër aeroportit gjatë natës, por nuk ka pasur viktima.
XS
SM
MD
LG