Ndërlidhjet

UGK-ja dënon sulmin në Zveçan



Unioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër sulmin e ndodhur në shtëpinë e kryeredaktorit të Radio Mitrovicës, Çasllav Milisavleviq, me seli në Zveçan.

UGK-ja kërkon nga institucionet e Kosovës dhe nga ato ndërkombëtare që të punojnë më shumë për krijimin e kushteve dhe lirinë e lëvizjes së gazetarëve, të cilëve çdo ditë e më shumë po iu ngushtohet hapësira.

Policia e Kosovës më herët ka njoftuar se një person i panjohur ka hedhur një mjet shpërthyes pranë një lokali në Zveçan.

Shefi i njësisë operative rajonale të policisë në Mitrovicë, Nysret Mehmeti, tha se shpërthimi ka ndodhur pak pas mesnatës dhe nuk ka pasur viktima.
Nga shpërthimi janë dëmtuar tre vetura. Policia raporton se hetimet vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG