Ndërlidhjet

Raketat ruse alarmojnë Estoninë



Estonia ka ngritur shqetësimin rreth vendosjes së raketave ruse pranë kufirit estonez. Shefja e diplomacisë së Estonisë e ka cilësuar këtë veprim të Moskës “ si lëvizje alarmuese”.

Komandanti i forcave tokësore ruse, Aleksandër Postnikov i tha mediave ruse se sistemi i raketave Iskander është vënë në shërbim rreth rajonit të Shën Petërsburgut, që gjendet 140km larg nga Estonia. Raketat në fjalë kanë një rreze veprimi prej 400km.

Raketat e vendosura në Shën Petërsburg janë në gjendje të arrijnë jo vetëm Estoninë, por dhe Lituaninë dhe Letoninë.

Të treja vendet balltike janë anëtare të NATO-s dhe të BE-së. Ato rifituan pavarësinë pas shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik.
XS
SM
MD
LG