Komiteti i Çështjeve Juridike në Senatin amerikan ka miratuar kandidaturën e Elena Kaganit si gjyqtare për në Gjykatën Supreme të SHBA-ve.
Pas votimit në komitetin në fjalë kandidatura e Kagan do të kalojë për miratim në Senat.
Elena Kagan është kandidatja e dytë e caktuar nga presidenti Obama për në Gjykatën Supreme.