Ndërlidhjet

Iran: 15 të lënduar nga tërmeti



Së paku 15 persona janë lënduar pas tërmetit që goditi jugun e Iranit në orët e vona të së martës. Tërmeti ishte i një fuqie 5.8 ballë sipas shkallës Rihter. Burimet iraniane njoftojnë se shtatë tërmete të një fuqie më të vogël, mes 3.5 dhe 5.2 ballësh pasuan tërmetin e parë, që ishte dhe më i fuqishmi.

Tërmetet janë të zakonshme në Iran, vend që gjendet në vijat bashkuese të pllakave tektonike.

Gjatë viteve të fundit tërmeti më i rëndë ishte ai që preku qytetin e Bamit, ku vdiqën 30 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG