Ndërlidhjet

OKB: Kleriku i lindur në SHBA në listën e terroristëve



Kombet e Bashkuara kanë përfshirë në listën e zezë të terrorizmit klerikun mysliman të lindur në Shtetet e Bashkuara, Anuar al Aulaki.

Përfshirja në listë parasheh ngrirjen e pasurive të al Aulakit në të gjitha vendet e OKB-së, moslejimin për të udhëtuar dhe bllokimin e çdo përpjekje përmes së cilave al Aulaki kërkon të blejë armatim.

Al Aulaki, 39 vjeçar, besohet se ka ndihmuar në organizimin e sulmit të dështuar ndaj një aeroplani civil amerikan në ditën e Krishtlindjeve.
XS
SM
MD
LG