Ndërlidhjet

Mbështetje amerikane për Korenë e Jugut



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton dhe shefi i Pentagonit, Robert Gejts, po vizitojnë Korenë e Jugut. Vizita e zyrtarëve të lartë të administratës Obama është në shenjë mbështetje për Seulin, në kohën kur janë rritur tensionet në gadishullin korean.

Klinton dhe Gejts zhvilluan një vizitë të pazakontë në zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë.

Dy zyrtarët amerikanë do të nderojnë dhe 46 marinarët jugkoreanë që humbën jetën si pasojë e mbytjes së luftanijes së Seulit. Hetimi ndërkombëtar tregoi se luftanija jugkoreane u mbyt nga sulmi me torpedo, prodhim verikorean.
XS
SM
MD
LG