Ndërlidhjet

Kurdët çarmatosen nëse Turqia pranon kushtet



Udhëheqësit e separatistëve kurdë në Turqi kanë deklaruar se luftëtarët e guerriles kurde do të çarmatosen nëse Ankaraja përmbush disa kushte.

Udhëheqësi i Partisë Punëtore të Kurdistanit, Murat Karailjan, deklaroi për mediat britanike se do të dorëzonin armët nëse Turqia binte dakord për armëpushim, do të ndërpriste sulmet ndaj civilëve kurdë dhe t’i jepte fund arrestimeve të politikanëve kurdë në lindje të Turqisë. Marrëveshja sipas kreut aktual të PPK-së duhet të mbikqyret nga Kombet e Bashkuara.

Karailjan theksoi se nëse kërkesat e tyre injoroheshin nga Turqia, ata mund të ishin të detyruar të shpallnin pavarësinë.

PPK-ja cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Rreth 45 mijë njerëz janë vrarë si pasojë e konfliktit kurdo-turk në 26 vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG