Ndërlidhjet

Klinton: Sanksione të reja kundër Penjanit



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja kundër Koresë së Veriut.
Deklarata e Klintonit u bë pas takimeve të nivelit të lartë të zhvilluara në Seul.

Klinton dhe shefi i Pentagonit, Robert Gejts, po vizitojnë Korenë e Jugut në shenjë mbështetje për Seulin, në kohën kur janë rritur tensionet në gadishullin korean.

Klinton dhe Gejts zhvilluan një vizitë të pazakontë edhe në zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë.

Dy zyrtarët amerikanë do të nderojnë dhe 46 marinarët jugkoreanë që humbën jetën si pasojë e mbytjes së luftanijes së Seulit. Hetimi ndërkombëtar tregoi se luftanija jugkoreane u mbyt nga sulmi me torpedo, prodhim verikorean.
XS
SM
MD
LG