Ndërlidhjet

Rasmusen: Raporte më të mira me Pakistanin



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, deklaroi se Aleanca dëshiron marrëdhënie më të fuqishme me Pakistanin. Komentet e Rasmusenit u bënë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë pakistaneze, Shah Mohamed Kureshi, në Islamabad.

Rasmusen përsëriti qëndrimin se NATO-ja do të qëndrojë në Afganistanin fqinj edhe pas vitit 2014, kohë kur pritet që operacionet e sigurisë të drejtohen nga forcat afgane.
XS
SM
MD
LG