Ndërlidhjet

Iran: Një i vdekur, dhjetëra të plagosur


Së paku një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas tërmetit që goditi pjesën jugore të Iranit në orët e vona të së martës.

Tërmeti ishte i një fuqie 5.8 ballë sipas shkallës Rihter. Burimet iraniane njoftojnë se shtatë tërmete të një fuqie më të vogël pasuan tërmetin e parëi.

Tërmetet janë të zakonshme në Iran, vend që gjendet në vijat bashkuese të pllakave tektonike.

Gjatë viteve të fundit, tërmeti më i rëndë ishte ai që preku qytetin e Bamit, ku vdiqën 30 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG