Ndërlidhjet

Thaçi takon Gordonin


Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ndihmëssekretari për Çështje Evropiane dhe të Evroazisë, Philip Gordon, kishin mbrëmë një darkë pune. Në darkë ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Christofer Dell, njoftoi zyra për informim e kryeministrit Thaçi.

Ndihmëssekretari i shtetit, Philip Gordon, ka rikonfirmuar qëndrimin e Departamentit të Shtetit amerikan se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. SHBA-të mbesin te përkushtuara për të ndihmuar Kosovën në konsolidimin e shtetësisë dhe në anëtarësimin e saj në strukturat veri-atlantike, ka thënë ndihmëssekretari Gordon.

Kryeministri Thaçi e ka siguruar Gordonin se Kosova do të jetë e përgjegjshme ne veprimet e saj dhe do të rrisë angazhimin për të siguruar njohje te reja të pavarësisë dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Gjatë diskutimeve në këtë darkë pune është konstatuar fuqishëm se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në NATO, njofton kabineti i kryeministrit.
XS
SM
MD
LG