Ndërlidhjet

Spiriq: Dallimet për Kosovën, pengesë për lidhjet me Serbinë


Kryeministri i Bosnjës, Nikola Spiriq, tha se dallimet brenda vendit për statusin e Kosovës, kanë penguar përpjekjet e tij për të ndërtuar lidhje me Serbinë.

“Tonet e ndryshme politike rreth Kosovës kanë ngadalësuar bashkëpunimin miqësor mes dy vendeve”, ka thënë Spiriq, pas takimit me homologun e tij serb, Mirko Cvetkoviq.

Deklaratat e Spiriqit vijnë pasi anëtari i presidencës së Bosnjës, Zhelko Komshiq, ka deklaruar të hënën se “ai e mbështet sovranitetin e Serbisë pa Kosovën”.
XS
SM
MD
LG