Ndërlidhjet

logo-print

KFOR-i i gatshëm për çdo situatë


Paqeruajtësit e NATO-s në Kosovë janë të gatshëm për çdo situatë që mund të pasojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ka thënë komandanti i KFOR-it, Markus Bentler.

“Nuk kemi indikacione për ndonjë kërcënim. Megjithatë, ne do të jemi të gatshëm. Nuk duam të frikësojmë askënd, por jemi të përgatitur për t’u përballur me çfarëdo dhune”, u ka thënë Bentler gazetarëve.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të enjten do të bëjë publik opinionin për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG