Ndërlidhjet

Thaçi takohet me Ollbrajtin


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një takim me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Medllin Ollbrajt. Uashington, 21 korrik, 2010.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një takim me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Medllin Ollbrajt. Uashington, 21 korrik, 2010.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar sot një takim me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Medllin Ollbrajt, njofton Zyra për informim e kryeministrit.

Në takimin miqësor me znj.Ollbrajt, Thaçi shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të popullit të Kosovës për kontributin që ka luajtur ish-sekretarja Ollbrajt në çlirimin dhe pavarësimin e vendit, si dhe për rolin e saj sot në mbështetje të zhvillimeve në Kosovë.

Nga ana e saj, ish-sekretarja amerikane e shtetit rikonfirmoi mbështetjen e saj për Republikën e Kosovës dhe theksoi se ndihet krenare me të arriturat që ka shënuar Kosova, posaçërisht në dy vjetët e pavarësisë, thuhet në deklaratën e kabinetit të kryeministrit kosovar.

Thaçi është takuar edhe me ambasadorin Frank Uisner, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për të arriturat e deritanishme të instituiconeve të vendit.

Sot, kryeministri Thaçi do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Xhozef Bajden, ndërsa nesër do të ketë takime në Kongresin amerikan, njofton zyra e kryeministrit.
XS
SM
MD
LG